Manchester City triumfon falë het-trikut të Haaland
Publikuar:
(22.01.2023 16:56:43)

Manchester City ka shënuar fitore 3:0 në kuadër të javës së 21-të kampionale në Premierligë, duke triumfuar kundër Wolves.
“Qytetarëve” pikët e plota ua solli ylli norvegjez, Erling Haalad që shënoi het-trik.
Deri te goli i parë u desh të pritej minuta e 40-të kur Haaland shënoi me kokë falë harkimit nga De Bruyne.
Katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, Haaland shënoi golin e qetësisë për ekipin e Guardiolës.
Het-trikun Haaland e kompletoi pesë minuta më vonë kur me ndihmën e Mahrez dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë fitore Man City vazhdon presionin ndaj Arsenalit duke u pozicionuar në vendin e dytë me 45 pikë, tani dy më pak se “Topçinjtë” që kanë dy përballje më pak.
Wolves ka 17 pikë në pozitën e 17-të.
/Shqip.com