Lajme

Manastirliu me vizitë në Kosovë, diskutojnë për dy marrëveshje që pritet të firmosen në mbledhjen midis dy qeverive

Sot gjatë ditës për vizitë në Kosovës ishte Orgeta Manastirliu – Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë.

Ajo në këtë vizitë është mirëpritur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë së Kosovës, Dafina Gexha-Bunjaku.

Pas takmit Gexha-Bunjaku është shprehur se bashkëpunimi midis Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë duhet të rritet dhe se marrëveshjet që janë duke u përgatitur midis dy ministrive respektive do t’i shërbejnë këtë qëllimi.

“Sot, më 10 qershor, në emër të kabinetit jam shumë mirënjohëse për vizitën tuaj, e cila është më shumë se ndërshtetërore. Ministria e Shëndetësisë  qëndron fort në bashkëpunim me qellim të përfarimit të dy republikave. Me qytetarin në rrafsh të parë, duhet të sigurojmë sisteme shëndetësore të qasshme. Sistemet shëndetësore duhet të rriten dhe më shumë bashkëpunimin”, tha sot zëvendësministrja Gexha –Bunajku

Ndërsa Ministrja Manastirliu tha se është në Kosovë për të mbështetur dhe për të dhënë ndihmë në çdo aspekt për Ministrinë e Shëndetësisë dhe sektorin shëndetësor kosovar në përgjithësi.

“Arsyeja dhe çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë ndalur në dy marrëveshjet që presim të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit. Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit. Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t’i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë” , deklaruaroi ajo.

Po ashtu Manastirliu tha se bashkëpunimi dhe shërbimet shëndetësore midis dy shteteve duhet të rriten.  Përveç bashkëpunimit ndërkufitar në shëndetësi, ajo ka përmendur edhe shërbimet e fushës së kardiokirurgjisë.

Nga ana e saj, zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka theksuar gatishmërinë e palës kosovare për të kontribuar në bashkëpunimin në fusha të ndryshme në shëndetësi dhe për të vijuar me shërbime shëndetësore për qytetarët e veriut të Shqipërisë në spitalet dhe institucionet shëndetësore të Kosovës./Shqip.com