Man Utd përballet me Nottinghamin në EFL Cup, publikohen formacionet zyrtare
Publikuar:
(01.02.2023 20:31:52)

Manchester Unitedi është nikoqir i Nottingham Forestit në Old Trafford për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të EFL Cup (të njohur si Carabao Cup).
Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 3-0 sfidën e parë në City Ground, ashtu që janë favoritë për të vazhduar në finale.
Trajnerët Erik ten Hag dhe Steve Cooper kanë bërë zgjedhjen e futbollistëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Manchester United: Heaton; Wan-Bissaka, Martinez, Varane, Shaw; Casemiro, Fred; Antony, Bruno Fernandes, Garnacho; Weghorst.
Nottingham Forest: Hennessey; Williams, McKenna, Boly, Renan Lodi; Mangala, Lingard, Freuler; Scarpa; Johnson, Surridge.
/Shqip.com