Sport Shqiptar

Malta – kundërshtari i parë i Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës

Malta është kundërshtari i parë me të cilën do të përballet Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll – në konkurencën e femrave.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla dhe do të zhvillohet të martën, me fillim nga ora 17:30.

Përveç Maltës, Kosova ëshët në grup me Andorrën, Qipron dhe Norvegjinë.

Ky kompeticion nis me datë 28 qershor dhe përfundon me 3 korrik.

Të gjitha takimet do të transmetohen live në faqen zyrtare të FBK-së./Shqip.com