Malisheva turpëron Trepçën 89, Ferizaj shmang humbjen

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.
Malisheva ka shënuar fitore të thellë, derisa Ferizaj barazoi me Malishevën.
Malisheva fitoi me rezultat 4:0 në shtëpi përballë Trepçës 89.
Pas, një pjese të parë pa gola vendasit u ringjallën në 45 minutat e fundit.
Fillimisht ishte Ronald Sobowale që gjeti golin në minutën e 59, derisa Rexhaj me aurogol dyfishoi epërsinë.
Alban Shillova (84′) dhe Behar Maliqi shënuan nga një gol në 10 minutat e fundit për të siguruar fitoren bindëse.
Malisheva me fitore ngritët në pozitën e pestë, kurse Trepça 89 mbetet në vendin e parafundit.
Ferizaj arriti të shmangë humbjen pas një barazimi 1:1 me Drenicën.
Drenica kishte marr epërsinë në minutat e hershëm me golin e Agim Zekas.
Por vendasit me një gol në minutat e fundit të ndeshjes nga Gentrit Haliti siguruan një pikë.
Ferizaj mbetet në vendin e fundit, kurse Drenica bie në pozitën e pestë.
/Shqip.com