Sport Shqiptar

Malisheva rikthen në skuadër talentin 19-vjeçar

Skuadra e Superligës, Malisheva, ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.

Në përpjekje për të forcuar vendin e tyre në elitën e futbollit kosovar, ata kanë rikthyer në skuadër talentin e ri, Liburn Shalën.

“Klubi konfirmon se ka kompletuar marrëveshje tri vjeçare për transferimin e Liburnit nga A&N. Liburnit i urojmë suksese në karrierën e tij personale dhe në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Shala së fundmi ka luajtur për skuadrën e A&N, por karrierën e filloi në Malishevë, në edicionin 2016/2017, kur pastaj u transferua në klubin Prizrenspor dhe Winner.

Si 14-vjeqar ai po ashtu ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës me U15.

19-vjeçari derisa ishte pjesë e A&N, me gjeneratën U19 arritën të inkuadrohen në Superligën e Kosovës dhe ka luajtur vazhdimisht edhe me ekipin e parë të A&N  në Ligën e Parë të Kosovës./Shqip.com