Lajme

Mali i Zi pezullon vendimin ku kërkoi pasaportë për fëmijët nën 18 vjeç për kalimin e kufirit

Flamuri shtetëror i Kosovës dhe ai i Malit të Zi

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18 vjeçare nga Kosova lejoheshin të kalonin kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

“Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Pasaporta e Kosoves

“Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, përfundon njoftimi i MPJD-së.

Lexo edhe:
Mali i Zi ndalon kalimin e kufirit për kosovarët nën 18 vjeç të cilët nuk kanë pasaportë

Theksojmë se MPJD kishte lëshuar një njoftim të martën, ku thuhej se për hyrje në Mal të Zi duhet pasaporta edhe për fëmijët deri në moshën 18-vjeçare./Shqip.com