Lajme

Mali i Zi ndalon kalimin e kufirit për kosovarët nën 18 vjeç të cilët nuk kanë pasaportë

Pasaporta e Kosoves

Mali i Zi ka ndaluar kalimin e shtetasëve kosovar të cilët janë nën 18 vjeç dhe nuk kanë pasaportë.

Ministria e Jashtme dhe Diasporës së Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se Mali i Zi lejon kalimin e personave nen 18 vjeç vetëm me dokumente të vlefshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD-ja ka njoftuar se Mali i Zi ka pezulluar vendimin ku fëmijët mund të kalonin kufirin vetëm me certifikata të lindjes.

“Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindje”, thuhet në njoftimin e MPJD-së”.

Sipas MPJD-së, ky vendim i Malit të Zi tashmë është në fuqi./Shqip.com