Ekonomi

Mali i Zi largon fusnotën nga Kosova në samit, sërish liderët institucional nuk marrin pjesë

BQK

Mali i Zi ka larguar fusnotën nga Kosova në Samitin e Beçiqit, i cili po zhvillohet gjatë së premtes.

Por, largimi i fusnotës është bërë tek pasi liderët e institucioneve të Kosovës refuzuan të marrin pjesë.

Të ftuar ishin ministri i Financave, Hekuran Murati, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezi.

Asnjëri prej tyre nuk po merr pjesë në këtë samit, madje përkundër se siç merr vesh Shqip.com nga burime pranë BQK-së, largimin e fusnotës e kanë paralajmëruar menjëherë pas refuzimit të pjesëmarrjes nga guvernatori Mehmeti.

Por që, i njëjti ka refuzuar pjesëmarrjen edhe përkundër largimit të fusnotës.

Lexo edhe:
BQK-ja refuzon ftesën nga Mali i Zi, pasi iu referua Kosovës me fusnotë

Samiti i Beçiqit mbledh ministrat e rajonit, guvernatorët dhe drejtorët e administratave tatimore, për të diskutuar mundësit për rritjen e bashkëpunimit dhe tejkalimin e sfidave./SHQIP.com