Ekonomi

BQK-ja refuzon ftesën nga Mali i Zi, pasi iu referua Kosovës me fusnotë

BQK

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti nuk do të marrë pjesë në samitin e Becicit i cili do të mbahet më 29 shtator dhe 1 tetor në Mal të Zi.

Burimet e Shqip.com bëjnë me dije se mospjesëmarrja e Mehmetit vjen pasi Mali i Zi i është referuar Kosovës me fusnotë.

Samiti i Becicit është organizimi më i madh i rajonit i cili mbahet në Mal të Zi.

Çdo vit pjesëmarrësit, akterët kryesorë të ekonomive të shteteve diskutojnë për sfidat me të cilat përballen vendet e tyre dhe shikojnë mundësitë e ngritjes së performancave që sjellin zhvillim për ekonomitë e vendeve respektive.

Theksojmë se në shtatorin e 2021-tës, Mali i Zi i ishte referuar Kosovës me fusnotë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria malazeze ishte arsyetuar se “Ftesa për pjesëmarrjen në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në mesin e tetorit në Malin e Zi, i dërgua ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli në përputhje me statutin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), dhe u përdor terminologjia e pranuar nga pjesëmarrësit”.

Mali i Zi njohu Kosovën si shtet disa muaj pas shpalljes së pavarësisë duke e konsideruar këtë vendim si kontribut për stabilitetin rajonal.
Lajmi për njohjen e Malit të Zi ishte konfirmua nga ministri atëhershëm i Jashtëm i këtij, Milan Rocen

Kujtojmë se fusnota përdoret kryesisht nga shtetet që nuk e njohin Kosovën./Shqip.com