Lajme

Majmuni rrah policët në Sarandë, biznesi në Sarandë: Kiko është miqësor, lëreni të qetë në lirinë e tij

Ilustrim

Lajmi se një majmun kishte dalë nga kafazi dhe kishte qëlluar me shpulla policët bashkiakë në Sarandë ditën e djeshme u bë viral shumë shpejt.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe biznesi, i cili ka në pronësi Kikon.

Përmes një Instastory, ata shprehen se majmuni është i familjarizuar me njerëzit.

“Përshëndetje të dashur miq, ky në foto është Kiko. Kiko është një majmun që ne prej vitesh e kemi, është i familjarizuar me njerëz, me njerëz që e duan dhe jo me njerëz që vrapojnë pas tij me shkopinj e gurë. Ne menduam se pas kaq vitesh në kafaz, do ishte mirë që të ishte i lirë. Nga dëshira e tij për të eksploruar vendin, ai del xhiro dhe kthehet prapë në shtëpinë e tij. Ai është majmun… po mbase nuk keni parë majmun…, por ju lutem e lini të qetë, në lirinë e tij… Ai e ka një shtëpi dhe një familje…!”, thuhet në reagimin e biznesit në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme kur policët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi, raporton Abc.news.al.

Në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga Kiko.

Pas zhurmës së krijuar ka ndërhyrë i zoti i majmunit që ishte aty pranë duke e qetësuar dhe rifutur në kafaz./SHQIP.com