Magjia e quajtur “Thiago Alcantara”

Sezona e parë në ishull – nuk i vuri në pah aftësitë e tij.
Magjinë për të cilën njihet nuk e shfaqi dot për shkak të lëndimeve.
Madje, pati mëdyshje nëse transferimi i tij ishte “i qëlluar”.
Por, Thiago Alcantara po e dëshmon të kundërten – me sezonën e dytë te Liverpooli.
Gjeniu i mesfushës – u shpall “lojtari i ndeshjes” – në takimin e djeshëm kundër Manchester United.
31 vjeçari – ishte i jashtzakonshëm – si në repartin defanziv ashtu edhe në atë sulmues dhe statistikat e tregojnë më së miri.
129 prekjet të suksseshme.
105 pasime të sakta.
100% pasimet të gjatë të sakta.
96% pasime të sakta – në përgjithësi.
100% driblime të suksseshme.
4 topa të fituar.
3/4 ndëryje të fituara.
3 shanca të krijuara
Alcantara – duket që tashmë ka lënë lëndimet prapa krahëve, sepse ka zhvilluar 20 ndeshje në këtë sezon të Premierligës.
Për shërbimet e tij e interesuar ishte Barcelona, por duket që ai se ka ndërmend të ndërrojë ambient.
Vlera e tij në tragun e transferimeve kap shifrën e 40 milionëve, ndërsa ka kontratë valide me “The Reds” deri në vitin 2024. /Shqip.com