Rozë

Maestro-Dea Mishelit: Ti nuk je vajzë për Amosin

Maestro dhe Dea Mishel kanë biseduar sot lidhur me raportin e kësaj të fundit me Amosin.

Gjatë bisedës, Maestro i ka thënë Dea Mishelit se nuk është një vajzë për Amosin duke i treguar se cili është edhe lloji i vajzave që i pëlqejnë atij

“Unë mendoj që ti nuk je një vajzë për Amosin… sepse Amosi do një vajzë më rebele… Ti nuk je rebele, ke një natyrë më të qetë”, tha Maestro.

Kurse, Dea Mishel ia ka kthyer duke i thënë se ajo është më shumë se kaq.

Amos dhe Dea Mishel janë përfolur shumë për shkak të raportit që kanë krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

/Shqip.com