Sport Shqiptar

Lyon prezanton Xherdan Shaqirin

Futbollisti i Lyon, Xherdan Shaqiri

Futbollisti kosovar që luan për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiir është prezantuar te skuadra e Francës, Lyon.

Të pranishëm gjatë prezantimit të tij ishte presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas dhe drejtori sportiv Juninho.

Shaqiri u largua nga Liverpool, aty ku nuk gjeti shumë minuta nën drejtimin e Jurge Klopp.

Lexo edhe:
Konfirmohet: Granit Xhaka ka nënshkruar kontratë të re

“Jam gati ta ndihmoj klubin. Më duhet besim që të luaj në nivelin tim më të mirë. Gjithmonë mendoj t’i ndihmoj lojtarët e rinj. Jam i bindur që do të arrijmë diçka të madhe”.

“Klubi kishte nevojë për lojtarë me eksperiencë. Dua të luaj dhe të kaloj kohë me bashkë-lojtaret. Dua ta tregoj vendosmërinë dhe mentalitetin tim fitues”, ka thënë Shaqiri.

Më parë Shaqiri ka luajtur skuadra të mëdha si Bayern, Inter, Liverpool.  /Shqip.com