Sport Shqiptar

Konfirmohet: Granit Xhaka ka nënshkruar kontratë të re

Granit Xhaka

Pronari i skuadrës angleze, Arsenal, Stan Kroenke ka konfirmuar marrëveshjen e re për zgjatjen e kontratës me Granit Xhakën, shkruan Shqip.com.

Pas ndeshjes më Chelsean, Kroenke ka thënë se ylli shqiptar ka pranuar të vazhdoj bashkëpunimin me skuadrën e tij.

“Këta janë të gjithë lojtarë të rinj për të cilët ne jemi të bindur se mund të zhvillohen më tej dhe të kenë një të ardhme të ndritur me ne. Ata mbështeten nga një grup i fortë lojtarësh më me përvojë, përfshirë Granit Xhaka, i cili ka nënshkruar një kontratë të zgjatur. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së ekuilibrit dhe stabilitetit në skuadër”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Xhaka kishte pasur problem me tifozët e “Gunners” pas ndeshjes kundër Crystal Palace, në kohën kur Unai Emery kishte drejtimin e skuadrën londineze.

Por me ardhjen e Mikel Artetas, gjithçka i është kthyer normalitetit.

Mesfushori shqiptar ishte i lidhur me një kalim te Roma gjatë kësaj merkato, pasi Jose Mourinho ishte i interesuar për ta transferuar kapitenin e Zvicrës.