Lajme

LVV: Ka afera korruptive në NPB, bastisja e bërë nga policia është legjitime

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur qëndrimet tyre mbi zhvillimet  fundit që sipas tyre në lidhje me aferat e ndodhura në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Përmes një konference për media, deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi tha se para se të përfundonte mandati i qeverisjes së kaluar në Prishtinë, ishte hapur rruga në mënyrë jolegjitime e një projekti në pronën e paluajtshme në NPB.

“Vetëm disa muaj para se t’i përfundonte mandati qeverisjes lokale të Prishtinës në mënyrë të kundërligjshme dhe jotransparete i kishte hapur rrugë një investimi qartësisht të kontestuar e privat në pronën e paluajtshme të ndërmarrjes publike banesore”.

Sipas tij, kjo kontratë ishte dhënë duke u bazuar në një rregullore të NPB-së, e cila ishte miratuar me vonë.

Ka qenë e dukshme që individ të ndryshëm kanë qenë të përfshirë në këtë keqpërdorim duke pretenduar përfitime të mëdha financiare. Përmes një kontrate të bazuar në një rregullore të brendshme NPB-së, e cila ishte miratuar vetëm disa ditë pas shpalljes së dhënies në shfrytëzim të kësaj prone dhe është bërë enkas për të aranzhuar këtë projekt.

Tutje, Rrustemi, ka thënë se lidhur me këto afera është parë një ndërhyrje e organeve kompetente se fundi.

Lidhur me këtë se fundi kemi parë veprimet e organeve të rendit dhe në funksion të hetimeve për vepër penale në një projekt të tillë. Natyrisht se njësia e krimeve të rënda të hetuesisë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për të bastisur në NPB dhe në Komunën e Prishtinës, në funksion të zbardhjes së të vërtetës.

Po ashtu ai tha se është e ditur se bastisjet kudo nga organet e rendit ndërmerren me urdhër të prokurorit.

“Se është e ditur se bastisjet kudo nga organet e rendit ndërmerren me urdhër të prokurorit. Bastisjet as nuk paralajmërohen dhe as nuk kërkohet leje nga i bastisuri për një veprim të tillë në përputhje me kodin e procedurës penal”.

Lexo edhe:
Molliqaj: VV-ja përdori politikisht policinë, në NPB u ndalën kamerat e sigurisë

Kurse, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, së bashku me anëtarin e kryesisë Dren Kukaj, kanë paraqitur një rast të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Molliqaj ka thënë se në bastisjen që është bërë në Ndërmarrjen Publike Banesore, Policia e Kosovës i ka ndalë kamerat e sigurisë për afro një orë./Shqip.com