Lajme

Molliqaj: VV-ja përdori politikisht policinë, në NPB u ndalën kamerat e sigurisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, së bashku me anëtarin e kryesisë Dren Kukaj, kanë paraqitur një rast të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Molliqaj ka thënë se në bastisjen që është bërë në Ndërmarrjen Publike Banesore, Policia e Kosovës i ka ndalë kamerat e sigurisë për afro 1 orë.

“Krimi fillon policia bëhet politike dhe i shkel të gjitha normat ligjore e ato të kodit penal. Të gjithë e dimë që hajnat kur hyjnë në shpi a institucion i ndalin kamerat e sigurisë, krejt çka dimë ne që sa herë policia vendos për bastisje ajo i merr mediet, e çka ndodhi në ndërmarrjen publike banesore, polica zbarkon pa prezencën e mediave, policia nuk ka njoftuar”.

Tutje, Molliqaj iu drejtua mediave duke iu thënë “ma gjeni një bastisje që policia nuk i ka njoftuar mediat”./Shqip.com