Lajme

Video: Lëvizja Vetëvendosje thotë se asambleistët e Komunës së Lipjanit janë kërcënuar nga Imri Ahmeti

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan përmes një postimi në rrjetin social në Facebook përmes disa videove të publikuara ka bërë të ditur se asambleistët e kësaj partie janë sulmuar nga Imri Ahmeti.

“Sot, teksa po vazhdonte punimet seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, aktivistë dhe asamblistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u sulmuan nga Kryetari i Komunës e shpura e tij në mënyrë të ulët, duke shpifur e kërcënuar aktivistin Blerton Vehapi, i cili po merrte pjesë në seancën publike të Kuvendit’’ thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje- Dega në Lipjan.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje zemërimi i Imri Ahmetit ndaj Blerton Vehapi kishte filluar qysh në tetorin e vitit të kaluar.

‘’Në fakt, pezmi e zemërimi i  Imri Ahmetit ndaj aktivistit Blerton Vehapi kishte filluar qysh në tetorin e vitit të kaluar, në ditën e zgjedhjeve, ku Imri Ahmeti, para një mase të konsiderueshme të njerëzve, kishte përdorur gjuhë të urrejtjes dhe linçuar publikisht atë. Tendenca për ta përdorur intimidimin dhe kërcënimin ndaj një të riu 20 vjeçar, për t’ia shuar zërin, nuk i bën aspak nder një kryetari të komunës, i cili supozohet të kujdeset për të gjithë qytetarët pa dallim;’’ thuhet më tutje në reagim.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Lipjan, dënon fuqishëm aktin skandaloz të Imri Ahmetit dhe vartësve të tij ndaj aktivistëve e asamblistëve tanë, ndërsa po shohim të gjitha mjetet dhe mundësinë për reagim ligjor në këtë drejtim, thuhet më tutje në reagim./Shqip.com