Lajme

Lumezi kërkon rishqyrtim të vendimit për burgim me tetë muaj ndaj një personi për dhunim

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, të ndërmarrë masa dhe të rishqyrtojë vendimin  për burgim prej tetë muajsh për dhunimin e një 15-vjeçareje në Gjakovë, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimi, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se Lumezi ka kërkuar nga Kurmehaj që nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurovëve.

“Prishtinë, 26 tetor 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale PP.nr. 68/12 të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
Haxhiu reagon pas vendimit për dënim me 8 muaj e 8 ditë burgim ndaj burrit që dhunoi seksualisht 15-vjeçaren

Ndryshe, para dy muajve, gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, e ka dënuar nje person të akuzuar për dhunim të një 15-vjeçareje me tetë muaj e tetë ditë burgim./SHQIP.com