“Lule mos më harro” prezantohet në Prishtinë

Artistët, Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano, kanë bërë prezantimi i instalacionit “Lule mos më harro” në bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Ndërsa është mbyllur edhe Festivali i Muzikës Klasike, “Chopin Piano Fest”.
Ambienti i Bibliotekës Kombëtare ishte përshtatur me natyrën e programit duke u dominuar nga lulet shumëngjyrëshe.
Kurse pjesë e kësaj ngjarjeje ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Përveç Kurtit, i cili ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen, të pranishëm ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministri, Sejnur Veshall dhe dy këshilltarët e ministrit, Liburn Jupolli e Onur Canhas.
instalacioni “Lule mos më harro”, ka arritur në Prishtinë në kuadër të edicionit të tretë të festivalit “Austrada Bienale” që do të vazhdoj të jetë i hapur për publikun deri më 11 shtator./Shqip.com