Sport Ndërkombëtar

Lukaku përfundon testet mjesore, gati të niset drejt Londrës

Romelu Lukaku

Romelu Lukaku i ka përfunduar testet mjeksore në klinikën “Columbus” në Milano dhe është i gatshëm të përfundojë transferimin e tij nga Interi te Chelsea, njofton Shqip.com.

Sulmuesi belg rikthehet në Angli pas vetëm dy vitesh në Serie A, ku kontribuoi me 64 gola në 95 ndeshje për Interin, derisa drejtoi skuadrën italiane drejt “Scudettos” edicionin e kaluar.

“Nerazzurët” kanë pranuar ofertë prej 115 milionë eurosh për sulmuesin, derisa belgu ka kërkuar ta pranojnë ofertën e Chelseat i cili edhe do të kompletonte kalimini në “Stamford Bridge” pas shtatë vitesh.

28-vjeçari ishte pjesë e londinezëve që nga viti 2011 deri më 2014, duke zhvilluar 10 ndeshje por nuk arriti të shënoi asnjë gol, për të kaluar pastaj te Everton në vitin 2014, me të cilët shënoi 53 gola në 110 paraqitje për ta.

Ai më pas, në vitin 2019 u transferua te Manchester United, para se të kompletonte kalimin te skuadra italiane, Inter.

Lukaku shkëlqeu nën urdhërat e Antonio Contes, i cili u zëvendësua më pas nga Simone Inzaghi, pasi vendosi të largohej nga Milano me marrëveshje të dyanshme.

“Sky Sports Italia” raporton se sulmuesi ka përfunduar testet mjeksore dhe tani është gati të udhëtoj drejt kryeqytetit anglez./Shqip.com