Rozë

Luizi nuk e kursen as Ilir Shaqirin e Donaldin, bën deklaratën e fuqishme për fitoren e balerinit

Trixa ditë më parë ka treguar se e mbështet Luiz Ejllin në këtë edicion të Big Brother Albania.

Por, ky i fundit sot gjatë ditës ka ironizuar më të duke thënë se e do dikë të mençur si Trixa.

“Femrën ideale, a e di si e doja; e doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola”, u shpreh Ejlli.

Por, ai ka komentuar edhe fitoren e Ilirit, ku tha se balerini ishte një hije në shtëpi deri në momentin që Donaldi i dha vëmendje.

“Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte,”-shtoi Luizi.

/Shqip.com