Rozë

Luizi ia zbulon një pikë të dobët Oltës

Banorët e Big Brother VIP Albania, po vazhdojnë të luajnë lojën e caktuar nga “Vëllai i Madh”.

Banorët janë ndarë në çifte dhe mbajnë veshur bluzën e njëjtë.

Bluza duhet të hiqet vetëm kur banorët shtrihen për të fjetur dhe kur ata futen në tualet.

Në rast se njëri prej dyshes, dëshiron të shkojë në tualet natën, atëherë duhet të zgjojë partnerin, të veshin bluzën, të shkojnë te dera e tualetit dhe njëri prej tyre futet brenda, ndërsa tjetri pret jashtë.

Gjatë kësaj loje Luizi ia ka zbuluar një pikë të dobët Oltës.

Në një moment shihet teksa Olta e cila qëndron me një bluzë me Luizin e ka hequr atë pasi ai e ka gudulisur, gjatë kohës kur po qëndronte me banorët e tjerë.

/Shqip.com