Rozë

Luizi e hap zemrën, qeras me shampanjë fansat në koncert

Këngëtari tashmë më i përfoluri në botën e muzikës, Luiz Ejlli, ka surprizuar fansat e tij. Ai kësaj radhe ka dhuruar pije për fansa, në një nga koncertet e tij.

Ejlli po performonte në një nga lokalet e natës, ku qindra ndjekës ishin mbledhur për ta ndjekur. Në një çast gjatë mbrëmjes, ai u tha të pranishme se ka paguar shampanjë për të gjithë dhe menjëherë stafi shpërndau shishet në tavolinat e tyre.

Artisti ka kujtuar periudhën kur ka qenë në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa shtoi se tani që mundet, është i kënaqur të bëjë këtë gjest të veçantë.

Pas fitores në “Big Brother VIP 2”, Ejlli është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor me ftesa të shumta për të performuar në club-et brenda dhe jashtë vendit.

/Shqip.com