Sport Ndërkombëtar

Luis Enrique – “arkitekt i Spanjës së re”

Luis Enrique

Kritikat nuk munguan asnjëherë në drejtim të tij, por duket që ato ja shtuan motivin për punë.

Luis Enrique e ka mbyllur me sukses kampanjën kualifikuese me Spanjën, në vendin e parë në Grupin B, shkruan Shqip.com.

“La Roja” triumfoi me rezultat minimal 1-0, ndaj Suedisë , duke e vulosur pozitën e liderit.

Ndërsa, golin e vetëm në këtë takim e realizoi, Alvaro Morata.

Enrique, jo vetëm që ja siguroi spanjollëve biletën për në Katar, por i dhuroi atyre edhe futbollistë që do t’i shërbejnë edhe në të ardhmen.

Pablo Martín Páez Gavira, me vetëm 17 vite në supe, ishte “zbulimi” i kësaj kampanje kualifikuese, ndërsa paraqitjet e tij u vlerësuan lartë nga shumë njohës të futbollit.

Gavi becomes youngest player ever to play for Spain
Pablo Martín Páez Gavira

Mesfushori i Barcelonës, ka zhvilluar tre paraqitje gjatë kësaj eliminatore, duke dhënë sinjale që Spanja ka siguruar një mesfushor të së ardhmes.

Duke marrë parasysh që edhe Pedri Gonzales është vetëm 18 vjeçar, shpresat rriten edhe më shumë që do jenë një tandem i së ardhmes.

Futbollistë të rinjë që kanë luajtur nën uredhërat e Luis Enriques janë edhe Eric Garcia (21 vjeçar), Pau Torres (24 vjeçar), Yeremi Pino(19 vjeçar), Carlos Soler (24 vjeçar) si dhe Dani Olmo ( 23 vjeçar).

Barcelona star Pedri not feeling the pressure ahead of Spain's Euro 2020  semi final against Italy - Football Espana
Pedri Gonzales

Ndërsa për shkak të lëndimit ka munguar Ansu Fati, i cli është 19 vjeçar.

Duke marrë parasysh edhe futbollistët me përvojë si Thiago Alcantara, Sergio Busquets dhe Cezar Azpilicueta, atëherë mund të thuhet se Spanja do jetë një “arrë e fortë” në Kupën e Botës, në vitin 2022./Shqip.com