Sport Shqiptar

Lufta për barazh vazhdon në Superligën e Kosovës

Prishtina-Drita

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të stinorit në Superligën e Kosovës, katër skuadra janë duke luftuar për t’iu shmangur barazhit.

Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica kërkojnë të marrin tri pikë për të qenë më të qetë në xhiron e fundit.

Kampionia e edicionit të kaluar, Prishtina, mes shumë problemeve po kërkon fitore kundër Dritës për t’i siguruar përfundimisht vendin e pestë.

Prishtina në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore, një humbje dhe një barazim, kurse Drita ka tri barazime, një humbje e një fitore.

Dukagjini do të përballet me Llapin në një tjetër ndeshje të rëndësishme.

Dukagjini gjendet në vendin e gjashtë me 46 pikë, dy më shumë se Drenica që është në zonën e rrezikshme.

Kurse, Llapi është në vendin e katërt me 54 pikë.

Drenica do të udhëtojë drejt kampionit, Ballkanit dhe do të kërkojë tri pikë për të mos mbetur në vendin e tetë.

Malisheva që gjendet në vendin e shtatë përballet me Gjilanin në një tjetër përballje jetike.

Ulpiana dhe Feronikeli që tashmë kanë rënë nga liga përballen me njëra tjetrën.

Të gjitha ndeshjet zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00./Shqip.com