Lajme

Lufta në Ukrainë: Vritet një foshnjë e porsalindur

I porsalinduri është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës nga nëna dhe mjeku që e sollën në jetë. Lidhur me ngjarjen Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se “po sjell terror dhe vdekje” në vendin e tij.

“Prej gati 9 muajsh agresion, është në këto kohë të ftohta lufta nuk ka ndalur ende, madje Ukraina thotë se do ky do të jetë dimri më i ashpër që prej luftës së dytë botërore”, raporton BBC.

Autoritetet raportojnë disa shpërthime në kryeqytet dhe u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vendet e sigurta, ndërsa zona të shumta kanë mbetur pa energji elektrike.

Në javët e fundit, Rusia ka shtuar bombardimet duke shënjestruar rrjetin energjetike dhe të ngrohjes në Ukrainë, pasi mori një sërë humbjesh në terren përgjatë luftës.

/Shqip.com