Lufta Izrael-Hamas, Rohde: U lutëm për kthimin e pengjeve

Të enjten në Bibliotekën Kombëtare janë përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të Hamasit ndaj civilëve izraelitë.
Në tubimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Izraelit kanë marrë pjesë diplomatë të akredituar në Kosovës përfshirë Ambasadorin e SHBA’së, atë të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe ai gjerman Jorn Rohde që ka bërë një postim në X për ngjarjen.
“Në një tubim prekës këtë mbrëmje, ne kujtuam viktimat e panumërta të vrarë nga Hamasi më 7 tetor dhe u lutëm për kthimin e sigurt të të gjithë 239 pengjeve nga më shumë se 25 vende”, ka shkruar Rohde.
In a moving ceremony this evening we remenbered the countless victims murdered by Hamas on October 7 and prayed for the safe return of all the 239 hostages from more than 25 countries#StandWithIsrael pic.twitter.com/efcy6YNBr7
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 9, 2023
/Shqip.com