Sport Ndërkombëtar

Lovren rikthehet aty ku e filloi karrierën

Qendërmbrojtësi kroat, Dejan Lovren largohet nga ekipi rus, FC Zenit për t’u bashkuar me Olympique Lyon me marrëveshje të përhershme.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2025.

“Dejan Lovren kthehet në OL deri në vitin 2025.

Olympique Lyonnais ka kënaqësinë të njoftojë, sapo të hapet dritarja e transferimeve, rikthimin në klub të qendërmbrojtësit dhe ndërkombëtarit kroat, Dejan Lovren, për 2 sezone e gjysmë, pra deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftimin e klubit historik francez, Lyon.

/Shqip.com