Sport Ndërkombëtar

‘Los Blancos’ nuk do i ofrojnë kontratë Asensios

Marco Asensio

Kontrata e re nuk do t’i vie në tavolinë.

Marco Asensio nuk duket se do ta ketë fatin e startuesit as vitin e ardhshëm, pasi nuk është pjesë afatgjate e Real Madridit.

26-vjeçari nuk do të prezantohet me një ofertë të re për kontratë në Real Madrid, raporton Marca.

Asensio dhe Ancelotti

Reprezentuesi spanjoll, i cili ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Liverpoolin, duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

Në rast se mbetet në “Santiago Bernabeu”, ai do të duhej që me gjasë të durojë edhe një sezon tjetër si reservist, para se të lirohet nga konrtata në qershorin e vitit 2023.

Majtaku ka zhvilluar 31 ndeshja në elitën e futbollit spanjoll – në sezonën e fundit, teksa ishte autor i dhjetë golava.

Marco Asensio, Real Madrid

Ama, në ndeshjet me rëndësi të madhe – ai ka gjetur veten shumë shpesh në bankën rezervë, pasi Carlo Ancelotti preferonte Federico Valverde – para tij.

Kartoni i tij në tragun e transferimeve – sipas Transfermarkt” llogaritet të jetë 40 milionë euro. /Shqip.com