Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë

Sukseset e xhudisteve kosovare vazhdojnë e rriten.
Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka arritur që të stoliset me medaljen e Bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit.
Kuka ka arritur që në finale të repesazhit të mposhtë francezen Audrey Tcheumeo, duke e fituar medaljen e dytë personale në Grand Slam.
Loriana garoi në kategorinë deri 78 kilogramë dhe fitoi dy gara para se të mposhtej në çerekfinale.
Ajo pasi kaloi dy lufta u ndal nga xhudistia kineze, Ma Zhenzhao në kategorinë deri 78 kilogramë.
Kuka në rrethin e dytë mposhti britaniken Emma Reid, derisa në raundin e parë mposhti Nazerke Tileukhanova.
Në Abu Dabi, Kosova fitoi medalje edhe me Nora Gjakovën, që u rikthyer në gara pas 15 muajve, duke fituar të argjendtën në kategorinë deri 57 kilogramë.
/Shqip.com