Loriana Kuka – e “rrëmben” medaljen e artë

Edhe një medalje e artë në tokën dardane. Edhe një herë në xhudo.
Loriana Kuka ka dalë fituese në “European Open” – në mes të Sarajevës.
Në finale, xhudistja kosovare ka triumfuar kundër italianës – Linda Politi dhe ka shënuar një sukses historik – në karrierën e saj.
Ani pse ishte një takim tejet i fortë, Loriana nuk u dorëzua për asnjë moment dhe e arriti qëllimin e saj

Paraprakisht – në çerekfinale ajo e kishte mposhtur me Ippon – holandezen Lieke Derks.
Kurse, në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari dhe Ippon turken, Serdem Daharli.
Kjo fitore ishte edhe një sinjal se në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” – Kuka do të udhëtoi për medalje – pasi është e “uritur” për suksese.

Ajo garoi – në kategorinë -78 kilogramë.
Ky triumf ishte edhe një tjetër dëshmi se xhudistet janë ambasadoret më të mira të Kosovës – në botë./Shqip.com