Rozë

Loredana Zefi shfaqet e emocionuar, ulet në dy gjunjët dhe shpërthen në lot

Loredana Zefi është rep artistja e njohur kosovare, fama e të cilës ka kaluar kufijtë shqiptar.

Si çdo sezonë verore edhe këtë vit Loredana e ka pasur të mbushur me koncerte në vende të ndryshme.

Një koncert të radhës, reperja 26-vjeçare e ka mbajtur edhe së fundmi në të cilin nuk ka mundur t’i kontrolloi emocionet teksa shpërthen në lot gjatë performancës në skenë.

Video të shumta kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku reperja shqiptare shihet e ulur në të dy gjunjët dhe e përlotur.

Nuk ka munguar përkrahja e publikut dhe valltarëve që e shoqëruan në skenë të cilët duartrokitur për t’i dhënë përkrahjen e tyre në këtë moment emocional për artisten.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Loredana ka bërë një postim në Instagram në të cilin fliste për jetën private dhe sfida që ka kaluar.

Reperja theksoi që ka marrë shumë urrejtje teksa mes tjera tha se madje i është kërkuar që ta ‘shiste’ edhe ish-partnerin e saj, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për Mozzikun me të cilin ishte në lidhje prej vitesh dhe bashkë kanë një vajzë./Shqip.com