Lorand Gjoshi në gjysmëfinale të garave të kajakimit në Lojërat Evropiane
Publikuar:
(29.06.2023 16:26:26)

Lorand Gjoshi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të garave të kajakimit në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Garuesi i Kosovës, përfundoi i 20-ti prej 66-të garuesve në disiplinën e sllallomit.
Ndërkohë, në disiplinën e sllallomit por në konkurrencën e femrave, Blandine Xhemajli nuk arriti plasmanin e duhur për kualifikim të gjysmëfinale, Xhemajli përfundoi në pozitën e 41-të.
Gjysmëfinalet e garave të sllallomit do të zhvillohen të shtunën, ditë në të cilën do të mbahen edhe garat e disiplinës kros, ku do të paraqiten si Gjoshi ashtu edhe Xhemajli.
/Shqip.com