Sport Ndërkombëtar

Lojtari ukrainas përjetoi vdekjen klinike në Turqi, mjekët e rikthyen sërish në jetë

FOTO: FC Shakhtar
FOTO: FC Shakhtar

Lojtari i AEK-ut, Oleg Danchenko, i cili aktualisht luan në huazim te Zorya, është në gjendje kritike për jetën pasi humbi ndjenjat në një kamp stërvitor në Turqi.

Mbrojtësi i djathtë humbi ndjenjat gjatë stërvitjes dhe sipas informacioneve fillestare është në gjendje kritike për jetën.

Mediat turke shkruajnë se Danchenko u rrëzua gjatë stërvitjes dhe përjetoi vdekjen klinike dhe u shpëtua nga një ekip mjekësh austriakë që kishin në dorë një defibrilator.

Më pas lojtari u transportua në një spital në Turqi, ku ndodhet në terapi intensive, në gjendje kritike për jetën.

Kujtojmë, në janar të vitit të kaluar, 28 vjeçarit iu desh të përballej me një tragjedi familjare sepse gruaja e tij Victoria vdiq në një aksident në autostradën që lidh Kievin dhe Odesën.

/Shqip.com