Sport Ndërkombëtar

Lojtari i ekipit anonim që i realizoi tre gola ndaj Barcelonës lëshon deklaratë interesante

Barcelona ka arritur të kalojë në rrethin e 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.

Megjithatë, rrugëtimi i tyre sonte ishte mjaft i mundimshëm.

Katalonasit triumfuan 4:3 pas vazhdimeve ndaj ekipit të ligës së të tretë të Spanjës, Intercity.

Oriol Soldevila, futbollisti i Intercity realizoi tre gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pas përfundimit të takimit, ai tha se ka qenë gjithmonë me Barcelonën dhe kjo çfarë ndodhi sonte ishte një ëndërr për të.

“Unë kam qenë me Barçën që kur kam lindur, gjithashtu jam anëtar. Të luash këtë lojë është një ëndërr. Çfarë ndodhi sonte ishte një ëndërr”, tha ai.

/Shqip.com