Art Jetese

Lodhja, humbja e motivit mund të jenë simptoma të mungesës së vitaminës B12

Mungesa e vitaminës B12, mund t’i japë trupit shumë sinjale, disa prej tyre janë lodhja e tepërt, humori i ulët, apo edhe dhimbja e muskujve.

Vitamina B12 gjendet kryesisht në produktet e mishit, në vezë, qumësht dhe djathë dhe është jetike për shumë funksione kyçe të trupit, duke përfshirë shëndetin e trurit dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Një mangësi mund të çojë në probleme shëndetësore, duke përfshirë anemi (nivele të ulëta të hekurit në gjak), lodhje, rrahje të zemrës, gulçim, probleme nervore dhe probleme të shëndetit mendor.

Ata të moshës mbi 60 vjeç, të cilët kanë më shumë gjasa të kenë mangësi dhe njerëzit me anemi pernicioze, një gjendje autoimune që do të thotë se trupi nuk është në gjendje të përthithë siç duhet B12, janë në rrezik.

Shumica e njerëzve marrin mjaftueshëm B12 nga dietat e tyre, marrja e rekomanduar është 1,5 mikrogramë në ditë (një dietë mesatare që përmban mish pule, peshk, viç dhe vezë do t’ju japë mjaftueshëm).

/Shqip.com