Locatelli i dhuron tre pikë Juventusit
Juventusi e ka shënuar fitoren e katërt me radhë në të gjitha komepticionet.
“Zonja e vjetër” e ka mposhtur në udhëtim Torinon me rezultat minimal 0-1, shkruan Shqip.com.
Edhe pse skuadra e udhëhequr nga Massimiliano Allegri favorizohej në letër, u desh të pritej deri në minutën e 86-të për të parë golin e vetëm në këtë takim.
Ishte Manuel Locatelli që e dërgoi topin në rrjetë pas një asistimi të dhënë nga Frederico Chiesa.
Kjo fitore është tejet e rëndësishme për juventinët, pasi dalëngadalë duket që po rikthehet vetëbesimi te futbollistët.
Pas këtij takimi, ata ngriten në pozitën e tetë, me 11 pikë, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, Torino pozicionohet në vendin e 11-të, me tre pikë më pak.
Për Torinon në bankën rezervë për gjatë tërë takimit ishin Etrit Berisha dhe Mergim Vojvoda./Shqip.com