Art Jetese

Llojet e ndryshme të kollës – mësoni trajtimet e duhura

Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat.

Ajo mund të jetë acaruese dhe drobitëse, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin.

Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

Kolla e thatë

Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës.

Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga: Astma, urthi, kanceri i mushkërive.

Kolla me sekrecione

Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura.

Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh.

Kolla e fortë

Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehtë.

Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë, a thua se do të të shkulen organet nga trupi.

Kolla kronike

Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë.

/Shqip.com