Llapi – superior ndaj Dukagjinit
Publikuar:
(23.07.2022 21:25:00)

KF Llapi e ka deklasuar Dukagjinin – me rezultat 4-1, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ishte më dominuese që nga fillimi, teksa golin e parë e shënoi Alef Firmino – kur po zhvillohej minuta e 13-të.

Dhjetë minuta më pas, Binaor Neto e tundi rrjetën për 2-0, teksa në minutën e 24-të për 3-0 Gerhard Progni.
E gjitha çka mundën të bëjnë mysafirët ishte – realizimi i golit të nderit, teksa për epilogun përfundimtar u përkujdes Sokol Kiqina – në minutën e 71-të.

Në këtë ndeshje – të dyja skuadrat i “testuan” thuajse tërë futbollistët – dhe rezultati mbeti në plan të dytë./Shqip.com