Art Jetese

Llampat me rreze UV për thonjë mund të rrisin rrezikun e kancerit të lëkures

Së fundi shkencëtarët pretendojnë se llampat me rreze ultraviolet që përdorën për tharjen e xhelit në thonjë, mund të dëmtojnë lëkuren.

Në një seri studimesh laboratorike, ata gjetën një pjesë të shumta të qelizave të vdekura të lëkurës të cilat vazhdimisht kanë qenë të ekspozuara ndaj dritës së emetuar.

Qelizat që mbijetuan treguan shenja dëmtimesh, duke përfshirë ADN-në, e cila mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës.

Duke shkruar në revistën Nature Communications, autorët e studimit paralajmëruan: ‘Rezultatet tona eksperimentale … sugjerojnë me forcë se rrezatimi i emetuar nga tharëset e thonjve UV mund të shkaktojë kancer të dorës’.

Krahas kësaj, rreziku qëndron edhe tek ekspozimi ndaj solariumeve.

“Tharëset e thonjve UV, të ngjashme me shtretërit e nxirjes, mund të rritin rrezikun e kancerit të lëkurës që në fillim”.

Megjithatë, ata paralajmëruan se studimi ‘nuk ofron prova të drejtpërdrejta për një rritje të rrezikut të kancerit tek njerëzit’.

Ata bënë thirrje për analiza afatgjata, duke krahasuar përqindjet e kancereve të lëkurës së duarve midis atyre që përdorin rregullisht shufrat e thonjve me normat e atyre që nuk e bëjnë këtë. Kjo do të kërkojë ‘së paku një dekadë për t’u kompletuar’, thanë ata.

Por, për evitimin apo parandalimin e këtyre rreziqëve, në internet mund të blihen dorëza të cilat janë kundër rrezatimeve si dhe mund të lihen jashtë vetëm pjesa e thonjëve e cila kërkon tharjen e xhelit.

Doug Schoon, i Këshillit të Prodhimit të Thonjve në SHBA, një kimist nga trajnimi, e quajti studimin ‘një sulm tendencioz dhe të padrejtë’.

‘Unë mund të garantoj se rezultatet do të ishin shumë të ndryshme në qoftë se ata përdornin tre ekspozim një-minutësh. Duket se axhenda e tyre është t’i bëjnë të gjitha llambat e thonjve UV të duken të rrezikshme,” tha ai.

‘Për më shumë se 20 vjet miliona i kanë përdorur rregullisht këto llamba, kështu që kanë një histori të gjatë përdorimi të sigurt. Shumica e dëshmive shkencore tregojnë se llambat e thonjve UV janë të sigurta, kur përdoren siç duhet.’

Një arsye pse nuk ka të ngjarë që llambat UV mund të mbartin të njëjtin rrezik si solariumet është sepse drita që prodhojnë është e ndryshme.

Shtrati i solariumit lëshon UV me një spektër më të gjerë të gjatësive valore, duke përfshirë të dyja gjatësitë valore UVA (315 deri 400 nanometër) dhe UVB me valë më të shkurtër (280 deri në 315 nanometër). Llambat e thonjve kanë tendencë të prodhojnë vetëm UVA.

UVB është më ‘energjik’ dhe është shkaku kryesor i djegieve nga dielli, por nuk depërton poshtë majës së lëkurës. Në të kundërt UVA është më pak energjike, por depërton më thellë, raporton DailyMail

Ekspozimi i tepërt ndaj të dyjave mund të shkaktojë dëmtime të lëkurës dhe kancer të lëkurës.

Studimet e mëparshme nuk kanë gjetur lidhje midis përdorimit të shpeshtë të shufrave të thonjve dhe kancereve të lëkurës.

/Shqip.com