Lajme

Lladrovci-Kurtit: Çka po pret Albin, shkarko Rakiqin

Ramiz Lladroci-kryetari i Drenasit

Kryetari i Komunës se Drenasit ju është drejtuar kryeministrit Kurtit duke i thënë se pse nuk është duke e shkarkuar kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiqin.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se krahas Rakiqit të shkarkohen edhe të emëruarit e tij në Qeverinë e Kosovës.

“Çka po pret Albin, Pasi Ministri kompetent e profesional e vlerësoi “Listën Serbe” si “parti të devalvuar” dhe parti që “bashkëpunon me grupet kriminale”, çka po pret Albin, shkarko Rakiqin dhe të emëruarit e tij në Qeveri dhe trupat tjera ekzekutive”, shkroi Lladrovci.

Tutje, Lladrovci tha se bashkëjetesa politike me ata që bashkëpunojnë me grupe kriminale është bashkëqeverisje e çoroditur.

“Bashkëjetesa” politike me ata që bashkëpunojnë me “grupe kriminale”, është bashkëqeverisje e çoroditur. Ka dy rrugë, ose nuk janë të sakta konstatimet se ata “bashkëpunojnë me grupe kriminale” dhe janë deklarata kuturu, ose ju bashkëqeverisni me bashkëpunëtorët e krimit me vetëdije dhe kështu Ju bëni krim”

Kryeministri Albin Kurti dhe Lista Serbe
Lexo edhe:
Lista Serbe thotë se dëshiron ta rrëzojë Kurtin: Punon kundër interesave të popullit serb

Lista Serbe përmes një komunikate për media, thonë se dëshirojnë ta rrëzojnë nga pushteti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo parti tha se qeveria e udhëhequr nga Kurti po punon kundër interesave të popullit serb.

“Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, që është në interes të të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona”, thuhet në njoftim.

Reagimet e Listës Serbe vijnë një ditë pas deklaratave të bëra nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës deklaroi më 2 gusht se Lista Serbe është e “devalvuar politikisht” dhe tha se në ekzekutiv nuk ka as vullnet për të bashkëpunuar me këtë parti, pasi tha se ajo bashkëpunon me grupe kriminale./Shqip.com