Lajme

Lladrovci: Heroi i luftës e paqes, në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lartë  fjalimin e ish-presidentit Thaçi në Hagë.

Ai tha se ish-presidenti në pesë minuta e tregojë historinë e një shekulli të Kosovës.

Heroi i luftës dhe paqes, Hashim Thaçi, në pesë minuta e tregoi historinë e një shekulli të Kosovës që u kurorëzua me çlirim nga Serbia.

Përgjithmonë krenar me UÇK-në, përgjithmonë krenar me bijat e bijtë më të mirë të kombit që u rreshtuan krah frymës çlirimtare, frymës së rilindur skenderbejane!”, ka shkruar ai në Instagram.

Lexo edhe:
Thaçi para Speciales: Jam i pafajshëm, lufta ishte imponim

Ndryshe, ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar fjalën e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës, deklaratën e dhënë pa betim gjatë së cilës ka mohuar edhe njëherë të gjithë akuzat me të cilat e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Thaçi ka thënë se i vjen keq për çdo viktimë që ka humbur jetën gjatë luftës, pa dallim etnie, përkatësie fetare apo politike.

“Viktimat nuk arrijnë të marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit. Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet me një padrejtësi tjetër”, ka deklaruar Thaçi ndër të tjera.

/Shqip.com