Sport Ndërkombëtar

Liverpoolit mund t’i ikin disa futbollistë – në verë

Jurgen Klopp konfirmoi se dy nga futbollistët e “The Reds” – mund të ikin gjatë verës.

Si shkas duket të jetë mungesa e minutave dhe lënja anash nga formacioni startues.

Dyshja Divock Origi dhe Takumi Minamino.

Lojtarët në fjalë janë Divock Origi dhe Takumi Minamino, u shpreh trajneri gjerman.

Por, valles mund t’i bashkohet edhe Mohamed Salah.

Blerja e Luis Diaz nga gjigandi portugez- Porto, i shton arsenal vijës së sulmit të “The Reds” dhe kjo mund të sjellë ndryshime në rreshtim.

Salah dhe Halaand- në sy të Barcelonës

Destinacioni Salah mund – të jetë ‘Camp Nou’, pasi qe trajneri i blaugranëve, Xavi Hernandez është në ndërtim e sipër të një skuadre konkuruese.

Kontrata e egjiptianit me skuadrën angleze – skadon më 30 qershor – 2023.

Por, transferimi i mundshëm – te pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve – varet nga ylli i Dortmund, Erling Haaland. Sepse – mediat gjermane si Bild, sugjerojnë se norvegjezi është momentalisht targeti kryesor i katalunasve.

Si Liverpooli – ashtu edhe Barcelona po kalojnë formë të mirë në ndeshjet e fundit në ligat e tyre respektive – ani pse garojnë në nivele të ndryshme. /Shqip.com