Sport Ndërkombëtar

Liverpoolit i mjafton një gol i Salah për ta mundur Fulhamin  

(Foto: Getty Images)
(Foto: Getty Images)

Liverpooli ka regjistruar fitore ndaj Fulhamit në Anfield (1-0) për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Vetëm një gol u shënua në pjesën e parë të takimit dhe realizues ishte Mohamed Salah nga pika e bardhë.

Në gjysmën e dytë nuk u preken rrjetat dhe Redsat i morën pikët e nevojshme për të qëndruar në garë për top katërshe.

Falë kësaj fitoreje, Liverpooli ndodhet në vend të pestë në tabelë me katër pikë prapa Manchester Unitedin, mirëpo Djajtë e Kuq i kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Fulhami ndodhet në vend të dhjetë në tabelë dhe nuk rrezikon rënien nga elita, ndërkohë që pozitat evropiane janë larg.

/Shqip.com