Sport Ndërkombëtar

Liverpooli superior – United se shënoi dot as golin e nderit

Salah dhe Mane

Ngjashëm sikur herën e fundit (2-4) edhe sonte Liverpooli e deklasoi Manchester United.

Dy ndeshje – tetë gola.

“The Reds” kanë triumfuar me rezultat 4-0, duke mos i lënë mundësi mysafirëve ta shënojë as golin e nderit.

Golin e parë e realizoi Luis Diaz – pas vetëm pesë minutave.

Teksa, në rolin e asistuesit ishte Mohamed Salah.

U prit një përgjigje nga mysafirët – por nuk erdhi.

Teksa, në anën tjetër vendasit shënuan edhe një herë.

https://twitter.com/ADNANKH85410496/status/1516496972512784390?s=20&t=oT7g-LzSlu-j0DQswkDIng
Goli i realizuar nga Diaz

Salah e tundi rrjetën e David de Geas – në minutën e 23-të për të dëshmuar formë e lartë që po kalon në këtë sezon.

Goli i relizuar nga Salah

Ama – as rezultati 2-0 nuk i ngopi vendasit.

Ata realizuan edhe një herë – me anë të Sadio Manes, i cili është autor i 13-të golave në Premierligë.

Goli i realizuar nga Mane

Teksa – për epilogun përfundimtar u përkujdes Salah.

Për sulmuesin egjiptian ky ishte goli i 21-të në këtë sezon, teksa ka regjistruar edhe 12-të asistime.

Me këtë fitore, “The Reds” në vendin e parë në Premierligë, me 76 pikë të grumbulluara.

Goli i realizuar nga Salah

Kurse, United mbetet në pozitën e pestë – me 54 pikë të grumbulluara.

Në këtë takim – për arsye tashmë të njohura – mungon Cristiano Ronaldo, teksa nga loja i lënduar u largua Paul Pogba. /Shqip.com