Liverpooli – superior, Haaland hero i Cityt

Liverpooli e ka deklasuar Bournemouthin – me rezultat të thellë 9-0, teksa Manchester City triumfoi ndaj Crystal Palace me përmbysje 4-2.
“The Reds” ishin superiorë që nga minuta e parë – duke mos lënë vend për dyshime.
Golat për skuadrën e udhëhequr nga Jurgen Klop u realizuan nga: Firmino 2x, Diaz 2x, Elliott, Firmino, Carvalho dhe Mempham (autogol).
Për – nënkampionët e Premierligës – kjo ishte fitorja e parë në këtë këtë sezon – pas dy barazimeve.
Në anën tjetër, City arriti që ta rikthejë rezultatin, ani pse po mposhtej 0-2.
Njeriu i ndeshjes në këtë takim – pa asnjë dyshim ishte Erling Haaland – që realizoi tre gola.
Teksa, një herë rrjetën e tundi Bernardo Silva.
Në total – “qyetetarët” kanë arkëtuar tri fitore, nga katër ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Në takimet tjera të zhvilluara në të njëjtën kohë u regjistruan këto rezultate:
Chelsea 2-1 Leicester City
Brentford 1-1 Everton
Brighton & Hove Albion 1-0 Leeds United /Shqip.com