Sport Ndërkombëtar

Liverpooli interesohet për futbollistin që po shkëlqen në Portugali

FOTO: Liverpool (Facebook)
FOTO: Liverpool (Facebook)

Liverpooli ka shprehur interesim për mesfushorin defensiv, uruguaianin Manuel Ugarte, ka njoftuar të mërkurën “The Sun”.

Ugarte është pjesë e Sportingut të Lisbonës, ndërsa klubi portugez është i gatshëm t’i dëgjojë të gjitha ofertat për uruguanin.

Ai ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh, ndërsa Liverpooli është i gatshëm për ta paguar në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e tij.

22-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në rolin e tij në kampionatin portugez, ndërsa me Sportingun ka kontratë deri në vitin 2026.

Këtë edicion, Ugarte ka 44 paraqitje në të gjitha garat për Sportingun, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021. Ai gjithashtu ka edhe 8 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Uruguait.

/Shqip.com