Liverpool – Wolves, publikohen formacionet zyrtare
Publikuar:
(01.03.2023 20:23:30)

Në Anfield zhvillohet ndeshja e mbetur nga xhiroja e shtatë në Ligën Premier ndërmjet Liverpoolit dhe Wolverhampton Wanderers.
Redsat ndodhen në vend të shtatë në renditjen tabelare, me nëntë pikë larg pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve, prandaj duan të ngjiten në tabelë.
Wolves janë në pozitën e 15-të, ndërsa kanë vetëm tri pikë më shumë se zona e rrezikut për rënie nga elita.
Strategët Jurgen Klopp dhe Julen Lopetegui i kanë caktuar taktikat e tyre për këtë përballje të rëndësishme.
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas, Bajcetic, Fabinho, Elliott, Nunez, Jota, Salah.
Wolverhampton: Sa, Semedo, Dawson, Kilman, Bueno, Lemina, Neves, Nunes, Moutinho, Jimenez, Sarabia.
/Shqip.com