Liverpool pa shumë vështirësi ndaj Southamptonit

Liverpooli ka shënuar fitoren e dytë radhazi, këtë herë duke mposhtur Southamptonin me rezultat 3:1.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominimin e “Reds”, të cilët shënuan tri gola, kundrejt një të Southamptonit.
Rezultati u zbllokua në minutën e gjashtë me anë të Roberto Firminos, i cili shënoi për 1-0, por Che Adams barazoi për 1-1 pas vetëm tre minutave.
Pas golit të barazimit së skenë doli Darwin Nunez, i cili fillimisht shënoi në minutën e 21-të për 2-1 dhe në minutën e 42-të për epërsinë 3-1.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol.
Megjithatë, portat mbeten të paprekura dhe “Reds” fituan në fund me rezultat përfundimtar 3-1.
Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e gjashtë me 22 pikë, ndërsa Southamptoni renditet i 19-ti me 12 pikë.
/Shqip.com